Kronike
Me doza kokaine gati për shitje, pranga 41-vjeçarit në Vlorë
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Evidentohet dhe goditet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihet në pranga 41 vjecari Erion Selamaj që u kap në flagrancë në lagjen “Rilindja”, me doza kokaine të gatshme për shitje.Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike kokainë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Vihet në pranga 41-vjeçari që u kap në flagrancë në lagjen “Rilindja”, me doza kokaine të gatshme për shitje.
Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike kokainë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Rilindja”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 41-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.