Aktualitet
Më e keqja nuk ka ardhur/ Meteorologët japin alarmin për motin gjatë orëve në vijim
Prej disa orësh Shqipëria është “mbërthyer” nga moti i keq, ku për shkak të stuhive të forta të shiut dhe erës, i gjithë vendi duket i aralizuar.
Por meteorologët kanë lajme të këqija, pasi stuhia Cianar e cila goditi Europën perëndimore gjatë 24 orëve të fundit, tashmë po godet Ballkanin.
Sipas meteorologëve orët në vijim do të kenë mot të përkeqësuar, ku pritet stuhi shiu dhe erëra të forta.
Ndërkohë që orët në vijim do të sjeellin dhe ulje me disa gradë të temperaturave sa i përket vlerave maksimale.
Pritet që moti i keq të vijojë deri të shtunën mbasdite, më pas do të kemi një normalizim.