Connect with us

Aktualitet

Më e pasur për shkak se është gruaja e kryeministrit? Linda Rama jep përgjigjen e prerë

Një nga pyetjet që iu drejtua bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në studion e “Opinion” ishte edhe ajo me pasurinë. Përgjigja e saj ishte e prerë kur u pyet nga Blendi Fevziu nëse pasuria e saj është shtuar si pasojë e të qenit bashkëshorte e kreut të qeverisë.

Blendi Fevziu: A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortit tuaj, kryeministër? Për shembull një nga lajmet që lexova thoshte që ju keni blerë këtë vit një apartament me një shumë të madhe, në mos gaboj rreth 400 mijë Euro, por mund të mos jem i saktë me shifrën se gjithsesi i referohem shtypit. A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortja e kryeministrit?

Ajo tha se është një person që punon dhe sipas të drejtave të saj dhe paguhet.

Unë nuk mund të shtoj pasuri se jam bashkëshorte e kryeministrit. Pasuria nuk shtohet për këto arsye”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi, “Kam punuar këto vite njëlloj siç kam punuar në karrierën time profesionale me ndryshimin që shumë punë që i bëja më parë nuk i kam bërë më, ekspertiza, këshillime, e të tjera si këto, sepse kam gjykuar që këto nuk duhen bërë për shkak të pozicionit tim. Kam hyrë në filtrin tim të seleksionimit. Sigurisht që unë kam punuar dhe Edi ka punuar dhe ne për shkak të punës paguhemi, jemi subjekt të deklarimit të pasurive. Kjo pyetje që ju po bëni çdo gjë është e deklaruar. Çdo njeri është i lirë me të ardhurat e veta ta përcaktojë vetë kush është interesi për të menaxhuar paratë”.

Linda Rama tha se gjëja më e madhe që fiton është djali i saj Zaho dhe Avi, djali i vajzës së saj, Reas. Sa i përket të ardhurave financiare, ajo tha se çifti Rama punon mjaftueshëm sa për të bërë një jetë si e një shtrese të mesme të sigurtë.

“Të ardhurat e mia personalisht nga puna dhe ekspertiza janë ulur ndjeshëm dhe për shkak të këtij filtrimi që bëj për të mos marrë përsipër punë që mua nuk më qëndrojnë nga pikëpamja etike. Sa marr unë në vit janë online deklaratat e pasurisë. Mund t’i dijë gjithkush që është i interesuar se çfarë të ardhurash financiare kemi ne në një vit. Por ne punojmë mjaftueshëm për të bërë një jetë siç mund të bëjë një shtresë e mesme e sigurtë”, tha ajo

Advertisement