Pinknews
“Më fal që nuk jam gruaja perfekte”/ Fifi habit me dedikimin për partnerin e saj
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/07/fifi.jpg)
Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, prej pak vitesh po shijon një romancë dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin.
Me rastin e ditëlindjes së tij, këngëtarja i ka kushtuar një dedikim të veçantë në Instagram, që mori vëmendjen e ndjekësve.
Fifi e ka cilësuar veten si ‘ një grua jo perfekte’, por për familjen thotë ajo, ‘bëj atë që nuk bëhet’.
“Shumë urime për njeriun e jetës time. Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tonë të vogël, për ne, për ty, unë do të bëj atë që nuk bëhet. Të dua shumë o babi i bebit tem”, ka shkruar këngëtarja.
Çifti i dashur kanë një dajlë së bashku, i cili është tashmë 1 vjeç dhe mban emrin e veçantë ‘Theo Mal’.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)