Sport
Me flamur në dorë, hyri në fushë dhe takoi djemtë e Kombëtares, kush është shqiptari që ndërpreu për pak sekonda ndeshjen Shqipëri-Itali
Ndeshja Shqipëri-Itali u ndal për disa sekonda në minutat shtesë, pasi një tifoz hyri papritur në fushë.
Sipas mediave kosovare, tifozi është Sami Rexhepi nga Skenderaj, i cili jeton në Duseldorf të Gjermanisë.
Rexhepi vrapoi drejt lojtarëve kuqezi në fushë, por menjëherë ndërhyri stafi i UEFA-s, duke e nxjerrë jashtë, ndërkohë që u kujdesën që ky moment të mos transmetohej në ekran.
Në foton e siguruar shihet momenti i largimit të shqiptarit nga fusha blertë.