Kosova
Me gjuhën e urrejtjes/ Kërcënimet e Vuçiçit janë shtetërore, Serbia po synon destabilizim në rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke i quajtur kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme. Ai theksoi se retorika e Vuçiçit nuk është qëndrim personal, por politikë zyrtare e Beogradit që synon përhapjen e tensioneve në rajon.
“Kur një president dhe komandant suprem i ushtrisë lëshon publikisht kërcënime me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të trajtohet më si qëndrim individual, por si politikë shtetërore. Beogradi zyrtar nuk mbështet drejtësinë dhe paqen, por përhap gjuhën e urrejtjes,” u shpreh Kurti.
Ai vlerësoi se sulmet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të qëllimshme dhe të sinkronizuara, me synim provokimin e tensioneve dhe përkeqësimin e situatës në rajon. “Duke sulmuar vlerën më të shenjtë, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” tha Kurti.
Sa i përket rastit të Igor Popoviqit, i arrestuar për nxitje të urrejtjes etnike, Kurti tha se ky nuk është një përjashtim, por dëshmi se drejtësia në Kosovë funksionon sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Rasti i Igor popoviçit, I arrestuar mbi bazë të dyshimeve për kryerjen e veprave penale që lidhen me nxitjen e përqarjes dhe mos durimit etnik, nuk është përjashtim. Ai po trajtohet nga institucionet e drejtësisë së Kosovës me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standarded kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
Kryeministri në detyrë po ashtu rikujtoi se Serbia nuk ka kërkuar ende falje për krimet e luftës në Kosovë dhe i mohon ato bashkë me aleaten e saj, Rusinë, në çdo forum ndërkombëtar. “Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë sot,” theksoi ai.
Kurti shtoi se Kosova po kërkon me ngulm dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe 44 pjesëtarëve të tjerë të grupit paramilitar të përfshirë në rastin “Banjska”, por Vuçiç jo vetëm që nuk planifikon t’i dorëzojë, por i shfrytëzon ata për të kërcënuar qytetarët dhe studentët në Serbi.
“Vuçiçi me gjuhën e Millosheviqit mund të flasë dhe të veprojë në Serbi, por ajo kohë në Kosovë ka përfunduar përgjithmonë. Ne nuk kemi frikë, jemi të vendosur të mbrojmë rendin, ligjin dhe demokracinë tonë,” deklaroi Kurti.
Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, duke paralajmëruar për rrezik të ndalimeve arbitrare dhe provokimeve. Po ashtu, ai kërkoi maturi dhe unitet nga qytetarët, ndërsa Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë u kërkoi të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj qëndrimeve të Serbisë.
“Ne nuk jemi të frikësuar nga retorika e Vuçiçit, por jemi të vendosur për të mbrojtur ligjin rendin dhe demokracinë tonë. Vuçiçi me gjuhën e Milloshevicit mund të të flasë dhe të veprojë në Serbi. Pork a kaluar njëherë e mirë koha kur këtë mund ta bëjë në Kosovë, dhe ajo kohë nuk do të kthehet kurrë më. Për mendësinë e pushtetit autoritar e prorus në Serbi, sundimi I ligjit dhe rendit mund të ketë pasoja të paparashikueshme, thonë ata. Kjo është fytyra e vertëtë e Serbisë. Përballë këtyrë kërcënimeve u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë, ngase ka indikacione për rrezikim nga provikme e ndalime arbitrare të qytetarëvë tane. Në të njëjtën kohë I bëjem thirrje qytetarëvë për maturi, bashkëpunim dhe ruajtje të unitetit e qetësisë. Gjithashtu, ne i bëjme thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partnerëvë tanë ndërkombëtarë që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiçit.

