Connect with us

Aktualitet

“Më goditën me leva papushim”/ Rrëfimi i Ramës: Ikën se më dinin të vdekur

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Top Story, momentin kur u dhunua në vitin 1997, foto të cilat janë të dokumentuara edhe sot.

Duma: Fotoja e gjakosur në 97, thoja me vete çfarë njeriu është ky që gjakoset dhe instiktin e parë e ka të shkojë e të fotografohet.

RamaËshtë e vërtetë në rast se e nxjerr nga konteksti i kohës atë që unë bëja dhe atë që ndodhte dhe arsyeja përse unë kam shkuar të bëj fotografinë ka qenë se në atë kohë ishte janari i 97 dhe unë isha kthyer në Shqipëri që përpara vitit të ri dhe qëndrova më gjatë sepse përpiqesha të mblidhja firma për të bërë një peticion për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit dhe para se të vinim në këtë moment kishte ndodhur rrahja e Servet Pëllumbit dhe disa të tjerëve, gjaku i të cilëve ishte komentuar në mediat zyrtare të kohës si bojë. 

Pra sikur kishin pretenduar dhe unë isha rreth orës 11 të natës, mos gabohem 22 janar dhe ishte shumë ftohtë po shkoja në shtëpi, bashkë me shoqen time dhe me një shok tjetër që jetonim në një apartament të vogël, futemi tek blloku i pallatit dhe duke ecur në rresht nga muri, duke u afruar te hyrja del një hije që afrohet, mu duk sikur ishte një studenti im që donte të më tregonte ca punë, me letër kishte të mbështjellë një levë dhenë momentin që doja ti thoja ç’i ke këto shaka më goditi dhe më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova e ikën. 

Unë u çova isha i çarë dhe ajo që ishte shumë spektakolare ishte se ka qenë një bllok me katër pallate dhe të gjithë ishin në ballkone e asnjë nuk zbriti poshtë. Unë mbeta shtrirë, shoqja ime bridhte nëpër kate ku kërkonte ndihmë dhe ndërkohë shoku tjetër iku me vrap për të shpëtuar, njerëzit ishin nëpër ballkone dukej si arenë gladiatorësh unë fillova t’i bërtas njerëzve vazhdoni rrini me frikë si qenër. Pastaj dal më mori shoqja ime, shkova tek rruga kryesore dhe aty vijnë një veturë ne i dolëm para dhe vjen një person që sot e kësaj dite kam raporte, më shoqëroi për në veturë që kishte dy djem brenda, shoqes time i thashë shko lajmëro se s’dihet çfarë ndodh, çunave i thashë do të ndaloni tek Petrit Kumi që ishte fotografi sepse mendova që çdo gjë mund të ndodhte, e bëra për dëshmi. 

Isha shumë i pafuqishëm kisha ethe të ftohtë ata i binin derës i thonin që jam me Edi Ramën, fotografi më pa të gjakosur, kisha ndjesinë që më duhej patjetër një dëshmi, në atë kohë kishim vetëm një gazetë të lirë që publikonte çdo gjë dhe pastaj shkova në spital. Kjo është historia. Unë skam dashur të jem pjesë e PD-së, pas rreth 30-40 minutash jam larguar nga PD-ja dhe kam ardhur në darkë shkova në qytet studenti dhe arsyeja e largimit është se ishin këta që nga doktori dhe pyetja ime ishte e thjeshtë çfarë bëni këtu se jeni komunistë. I kam thënë Ben Imamit atëherë jo vetëm unë që nuk vij por ai tipi atje do ju hajë të ghjithëve dhe ajo parti do të shkojë komplet në drejtim tjetër. Aty skishte vend as për mua as për njerëz liberale.

Advertisement