Rajon
‘Më grisi pizhamat’/ E reja denoncon burrin për përdhunim
Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual është raportuar në Greqi. Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përdhunuar bashkëshorten e tij 29-vjeçare dhe në qershor pritet të dalë para gjykatës ku do të jepet vendimi. 29-vjeçarja shqiptare ka bërë denoncimin verën e vitit të kaluar.
Më në detaje, vajza 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur, ka shkuar më datë 23 qershor 2021 në orën 17:00 në Drejtorinë e Sigurimit të Rodos dhe ka denoncuar se një natë më parë në orën 10.30, bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, e ka kërcënuar, dhunuar dhe më pas e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj.
Ajo ka treguar se është e martuar prej dhjetë vitesh (deri atëherë) me 41-vjeçarin dhe që nga fillimi i jetës së tyre bashkëshortore ka pasur probleme serioze me të.
Lidhur me ngjarjen, 29-vjeçar ka treguar se ngjarja ka ndodhur më 22 qershor 2021, kur janë kthyer nga puna në shtëpi. Aty flinin fëmijët e tyre dhe kur ajo shkoi për të fjetur e veshur me pizhame të gjata, burri i saj filloi t’i afrohej duke i kërkuar të kryenin marrëdhënie.
29-vjeçarja pretendon se 41-vjeçari i ka grisur rrobat dhe ka kryer aktin seksual. Ajo shtoi se po qante gjatë gjithë kohës. Sipas dëshmisë, të nesërmen në mëngjes, 41-vjeçari është larguar për të shkuar në punë dhe pak më vonë 29-vjeçarja i dërgoi një mesazh në celular duke i kërkuar që ta linte të shkonte për hir të fëmijëve të tyre. Ajo ka pretenduar se 41-vjeçari i ka thënë “mos më çmend, më prit aty”.
Megjithatë, në të njëjtën deklaratë, 27-vjeçarja përmend edhe incidente të tjera të dhunës seksuale në ditën e Krishtlindjeve 2020, si dhe dhunë fizike, pasi dyshohet se e ka goditur disa herë. Madje ajo shtoi se një herë teksa jetonin në një qytet tjetër të vendit, ajo telefonoi për ta denoncuar dhe para se të jepte adresën në polici, i shoqi hyri brenda dhe pasi i rrëmbeu telefonin nga duart e rrahu, shkruajnë mediat greke.
Që në momentin e parë 41-vjeçari mohon atë që i atribuohet dhe madje gjatë hetimeve paraprake ka deklaruar në polici se ka qenë një keqkuptim.