Connect with us

Kronike

Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi foto në Snapchat pasi vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshtarit Martin Cani  të tij të hënën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar këtë foto të tij, të cilën ai e ka postuar pas vrasjes në aplikacionin Snapchat.

14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart.

Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë.

Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim.

Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.

Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar.

TEMA

Advertisement