Connect with us

Pinknews

“Më ka dhuruar qetësi shpirtërore”/ Biznesmeni i njohur flet për lidhjen me Diola Dostin

Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti, pas daljes nga shtëpia e famshme nisi një marrëdhënie dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.

Të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpeshherë postojnë momente me njëri tjetrin për ndjekësit.

Së fundmi Erolldi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Era Tv” në T7 ku ka folur për romancën e tij të dashurisë me nutricionisten.

Ai është shprehur se Diola i ka ofruar atij një qetësi shpirtëore dhe janë duke e shijuar jetën ashtu siç duhet.

“Diola është një njeri që prej kur ka ardhur në jetë kam një qetësi shpirtërore. I kemi bërë tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi duke e shijuar jetën bashkë”, tha ai.

I pyetur për ndonjë plan për dasëm biznesmeni tha se është ende herët, ja ka lënë rradhën të birit por e kanë në planet e tyre një festë e cila do të kurorëzojë dashurinë e gjetur pas kaq shumë kohësh.

“Por për një dasmë është ende herët të flitet. Ai tha se për momentin duhet të martohet djali i tij,Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im, ai e ka rendin.

Ne kemi menduar të bëjmë një festë që do të quhet festim i dashurisë,” tha Erolldi

Kujtojmë që ditë më parë vetë Diola ka folur në një intervistë për lidhjen me Erolldin.

Ajo tha se ndihet tmerrësisht e dashuruar me partnerin e saj dhe e quan ndjenjën midis tyre dashuri e “maturuar”.

Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të të bëj për vete. Ka një aurë fantastike që mua më ka tërhequr që herën e parë që e kam takuar”-u shpreh Diola.

Ajo tha se e ka kuptuar menjëhere kur e takoi se ai ishte njeriu i saj pa shkëmbyer akoma biseda së bashku.

Diola ka tre vajza me ish-partnerin e saj Dardan Baftiun, nga i cili u nda sepse ai e tradhtoi sipas nutricionistes.

Advertisement