Pinknews
‘Më ka harruar’, takimi i Oltës me djalin thyen zemrat e shqiptarëve
Olta ka vendosur të heqë dorë nga gara e saj në Big Brother. Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.
Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.
Pas kësaj Olta ka takuar të birin në dhomën e surprizave duke krijuar një moment plot emocione.
“Nuk më njeh, më ka harruar”, ishin fjalët e Oltës mes lotësh.