Connect with us

Aktualitet

“Më ka shokuar ajo që pashë”, gazetarja: Kamerat e pallatit filmuan princin Leka duke shkelmuar…

Gazetarja Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja nga konflikti mes Princit Leka dhe familjes Zaharia.

Bezat tha në emisionin “Zona Zero” në Top News, se ajo ishte shokuar nga shenjat e dhunës në trupin e babait të Elia Zaharias, Gjergj Zaharia. Ky i fundit ishte goditur me shkelma në këmbë aq shumë sa që kishte vështirësi të ngrihej për shkak të hematomave.

“Akti ekspertimit mjeko ligjor, dhe një burrë që pretendon se është sulmuar nga një grua dhe një plak. Unë gërmova më tepër për të parë po kjo grua a është dhunuar? Nëse fizikisht jo, po psikologjikisht?

Ajo kishte shenja dhune, fizike, psikologjike. Ajo që mua më ka shokuar kanë qenë shenjat e dhunës në trupin e një të moshuari. Ai burrë mezi është çuar në këmbë nga hematomat që ka në këmbët e poshtme”, u shpreh gazetarja Bezat.

Ajo tha më tej se kamerat e sigurisë kanë filmuar Princin Leka të shkonte i nervozuar drejt banesës, madje duke shkelmuar një biçikletë që ndodhej në oborr, kjo para se të përballej me ish-bashkëshorten.

Nga kamerat e Pallatit Mbretëror del që princi e ka atë agresivitet pa u përballur me askënd. Fillimisht shkelmon një biçikletë e cila është e parkuar në oborr”, tha gazetarja Dorjana Bezat.

Advertisement