Pinknews
“Më kanë dhënë ilaç që të më vendosin në gjumë”/ Egli zbulon sekretet e produksionit, i tërhiqet vërejtja nga regjia

Një video virale po bën xhiron e rrjeteve sociale pas Prime-it të fundit të Big Brother VIP Albania, ku një deklaratë e Eglit ka shkaktuar reagime dhe spekulime të shumta.
Gjatë një bisede me Danjën dhe Shkëlzenin, Egli shprehet: “Më kanë dhënë një gjë, po më flihet shumë gjumë”.
Kjo fjali ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve të reality show-t, duke çuar në teori të ndryshme mbi kuptimin e saj. Situata u bë edhe më e dyshimtë kur produksioni ndërhyri menjëherë, duke i tërhequr vëmendjen me frazën “Kujdes mikrofonin!”, një paralajmërim që zakonisht përdoret kur banorët prekin tema të ndaluara brenda shtëpisë.
Kjo ndërhyrje ka ndezur debatet në rrjet, me shumë ndjekës që pyesin veten nëse ka diçka më shumë pas kësaj deklarate. Kujtojmë se më herët, Egli ka bërë të ditur se është duke marrë ilaçe antidepresante, gjë që ka shtuar edhe më tej spekulimet rreth fjalëve të saj.
Ky moment ka nxitur diskutime të shumta online, me fansat e reality show-t që kërkojnë më shumë transparencë dhe sqarime nga produksioni i Big Brother VIP Albania. Për momentin, as produksioni dhe as vetë Egli nuk kanë dhënë një deklaratë për të qartësuar situatën.

