Pinknews
“Më kanë rrëmbyer vajzën”/ Fero trondit me deklaratën
Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ngritur shqetësimin e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmën e mediave për të gjetur vajzën e tij, Nina.
Në një postim të drejtpërdrejtë, ai shprehu se është në një gjendje të rëndë emocionale dhe se ndjehet i padrejtuar nga autoritetet ligjore, veçanërisht Gjykata e Gjilanit.
“Sot jam i thyer emocionalisht dhe jam në depresion të rëndë. Po më bëhet një padrejtësi e madhe nga organet e zbatimit të ligjit,” shkroi Fero në postimin e tij.
Media “Compas” reagoi menjëherë, duke i ofruar Feros një intervistë. Gjatë bisedës, ai deklaroi se vajza e tij është rrëmbyer.
Ai theksoi se ka kohë që përballet me vendime të padrejta nga gjykata dhe ka vështirësi në të drejtën për të parë vajzën e tij.
Në një postim tjetër, që tashmë është fshirë, Fero rrëfeu gjendjen e tij të rëndë, duke pohuar se kishte shpëtuar nga vetëvrasja, por nuk ishte i sigurt nëse do ta përballonte situatën në të ardhmen.