Connect with us

Kronike

“Më kapi nga fyti, më gjuajti në qafë…”/ 52-vjeçarja rrëfen si u dhunua barbarisht nga kunati

52-vjeçarja e cila u dhunua nga kunati i saj disa ditë më parë në Roskovec të Fier ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim, gruaja ka deklaruar se aktualisht është shumë e tronditur për gjithçka që kishte ndodhur.

Sipas saj ditën e ngjarjes ka qenë duke qëndruar në oborr kur kunati është afruar, dhe ka filluar të ofendojë dhe më pas e ka goditur atë në qafë dhe e ka kapur nga fyti. Djali i saj së bashku me nusen e kanë ndihmuar dhe e kanë dërguar në spital. Ajo shtoi se policia e Roskovecit, e ka akuzuar djalin për dhunën duke e marrë si të pandehur.

”Jam shumë e tronditur. Ditën e ngjarjes po qëndroja në oborr kur ai erdhi më ofendoi dhe më goditi në pjesën e qafës. Pasi u rrëzova nusja dhe djali erdhën të më ndihmonin. Djali erdhi më shoqëroi në spital dhe në komisariat, por u mor si i pandehur nga policia e Roskovecit”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, dhe vëllai i autorit. Sipas tij së bashku me vëllanë, ata kishin rreth 1 vit që ishin në konflikt për arsye të kanalit të ujit që ishte në oborr .

Ai shtoi se autori ishte ishte një njeri problematik, dhe se djali i tij ndodhet në paraburgim pa të drejtë sepse ai ditën e ngjarjes vetëm e ka shoqëruar nënën e tij.

“Kemi 1 vit që jemi në një konflikt. Ai mbulonte kanalin  e ujit afër oborrit, dhe sipas tij është në pronësi të tij. Vëllai im është një njeri problematik. Djali ndodhet në paraburgim pa të drejtë, sepse ai ditën e ngjarjes vetëm e ka shoqëruar nënën e tij, nuk e ka dhunuar”, tregoi ai

Advertisement