Kronike
“Më ke ngelur dhe ti pa vrarë”/ Avokatja e Ndocit trondit: U kërcënova me jetë nga Dumani

Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit të GJKKO, pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja e Altin Ndocit mori fjalën dhe kërkoi të merren masa. Ajo kërkoi nga gjyqtarët që të dëgjonin audion e kërcënimit të Dumanit.
“Para se të ndëprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha ‘do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të kërcenohemi kështu!”.

