Kronike
Me kokainë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali
Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur me lëndë narkotike, të llojit kokainë.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, i paidentifikuar me emër, është arrestuar pasi është ushtruar kontroll në makinë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Alessandria.
Në mjetin e tij, i kanë gjetur kokainë dhe 5000 euro, që i kishte përfituar nga shitja e saj. Ndërkohë sipas ekspertëve, shuma që do të përfitonte shitja e kokainës së gjetur, do të shkonte rreth 20 mijë euro.