Shkrime
Me kursin e politikës pushtuese të Aleksandër Vuçiqit nuk mundë të ketë pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Pajtimi ka mundur të ndodhë në mes shqiptarëve dhe serbëve, po të ishte ndryshuar logjika kriminale dhe terroriste serbe për ripushtim të Kosovës, siç po pretendon, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ky pajtim duket të jetë shumë i largët, se për pajtim të dy popujve fqinjë që janë, nuk është e interesuar Serbia, e pa liruar nga ambicia e sëmura për formimin e Serbisë së Madhe. Vuçiqi si protagonist i krimeve të luftës nuk po dëshiron marrëdhënie të mira me shqiptarët. Është duke e helmuar me të madhe edhe rininë serbe kundër shqiptarëve, dhe për fat të keq edhe shumë ia ka arritur qëllimit.
-Për këtë temë sigurisht të gjerë disa fjalë në vazhdim të këtij shkrimi. Shqiptarët që 100 vite e më shumë në Serbi shikohen nga prizmi negativ. Serbia në vazhdimësi ka krijuar atmosferë jo normale e toksike me urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve në vendin e tyre. Nga urrejtja dhe lakmia për tokat shqiptare Millosheviqi bëri luftë shfarosëse më rastin e shpërbërjes me dhunë të ish-Jugosllavisë. Regjimi kriminal e terrorist millosheviqian i humbi katër luftëra radhazi dhe humbi edhe luftën më shqiptarët në vitin 1999.
Këtë politikë jo për pajtim më shqiptarët por për luftë të re , është duke e ndjekur edhe regjimi i Aleksandër Vuçiqit. Pajtimi ka mundur të ndodhë në mes shqiptarëve dhe serbëve, po të ishte ndryshuar logjika kriminale dhe terroriste serbe për ripushtim të Kosovës, siç po pretendon, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ky pajtim duket të jetë shumë i largët, se për pajtim të dy popujve fqinjë që janë, nuk është e interesuar Serbia, e pa liruar nga ambicia e sëmura për formimin e Serbisë së Madhe. Vuçiqi si protagonist i krimeve të luftës nuk po dëshiron marrëdhënie të mira me shqiptarët. Është duke e helmuar me të madhe edhe rininë serbe kundër shqiptarëve, dhe për fat të keq edhe shumë ia ka arritur qëllimit. Procesin e dialogimit Vuçiqi po e përdorë për arritjen e objektivave për ndarje të Kosovës më luftë, e jo për normalizim të marrëdhënieve siç u quajtën: Procesi maratonik i dialogut po e pranon pavarësinë e Kosovës. Nuk po e heq nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë të Serbisë. Nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit dhe as aneks marrëveshjen e Ohrit. Po vepron pareshtur me ndihmën e Putinit për destabilizim të rajonit, në tendencën e bashkimit të te gjithë serbëve në një shtet. Në këtë vazhdë ishte edhe ngjarja tragjike në Banjskë të terrorizmit shtetëror serbomadh.Vuçiqi dhe kamarrilla kriminale kleriko fashiste , edhe e mbajtën Kuvendin Gjithë serb në Beograd. Elitës serbe jo vetëm pushtetit, po i interesojnë territoret , pa marrë parasysh së Kosova është terren e rrëshqitshëm, ku serbët do ti thyejnë kokën dhe hundët. Vuçiq është kundër botës perëndimore. Ai është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, çka varet edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, të cilën strukturë Serbia me orientim nga Rusia dhe Kina, po e shfrytëzon për zhvatjen e të mirave materiale. Serbia ka hyrë në trenin e gabuar, dhe BE-ja bëhet sikur nuk po ndodhë kjo para syve të saj. Shtetet e BE-së dhe Amerika na ndihmuan të çlirohemi në luftën e përgjakshme me elemente gjenocidiale, ku serbët ishin autor .Ushtria dhe paramilitarët serb ishin ata që kryen masakra në popullsinë civile në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia për judi nuk u dënua për etnocid dhe urbicid nga TPI-ja në Hagë, dhe as që u dënuan të gjithë kriminelet e luftës. Serbia ka bërë masakra në popullsi civile e për këtë jo që s’ka kërkuar falje, por dhe tenton ta mohojë si një të vërtetë që bota e ka parë qartazi edhe para 25 vitesh. Serbia, qartazi dhe si politikë shtetërore ka tendencën për dominimin mbi shqiptarët në rajon, madje dhe zhbërjen si faktor, duke e pasur anti-shqiptarizimin si frymë në nivel akademik. Dhe, për të gjitha këto, Serbia nuk ka bërë ndonjë në funksion të pajtimit, por po vazhdon popullin e saj, për ta infektuar me ultranacionalizmin mitik kleri fashist. Janë dy periudha shumë intensive të krijimit të paragjykimeve ndaj shqiptarëve, koha në prag të luftërave ballkanike dhe vitet tetëdhjetë dhe fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit 20-të. Në periudhën e parë në fillim të shekullit të 20-të në Serbi janë publikuar libra pseudoshkencore në krye me Dobrica Qosiqin, në të cilat dominon perceptimi negativ për shqiptarët, i cili perceptim po vazhdohet edhe sot . Ky diskurs për Kosovën i intelektualëve serbë ka pasur pasoja të tmerrshme për marrëdhëniet serbo-shqiptare. Serbët nuk po heqin dorë nga Naqertania e tyre, dhe elaboratet tjera shfarosëse ndaj shqiptarëve, prandaj edhe pajtimi ndërmjet dy popujve duket të jetë shumë i largët.