Connect with us

Rajon

‘Më lini të qetë/ Merreni Kosovën dhe Republika Srpska’

Analisti politik serb Dragomir Angjelkoviç tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçië, ishte në dijeni të qëllimit të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Kristjan Shmit, për të ngritur aktakuzë kundër Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik, dhe se nuk e kundërshtoi atë.

Angjelkoviç tha për agjencinë Beta se interesat personale politike të Vuçiç janë më të rëndësishme se interesat e popullit serb në Republikën Srpska apo në Kosovë.

“Vuçiç në parim e mbështet Dodik-un dhe Republika Srpska për hir të votuesve të tij, por në praktikë ai e sheh Dodikun si një partner të pakëndshëm, sepse i shkakton probleme në marrëdhëniet e tij me Perëndimin” – tha analisti serb, i cili gjithashtu tha se beson që Vuçiç ishte konsultuar me Shmit para se ky i fundit të ngrinte aktakuzë kundër Dodik, I cili, sipas Dragomir Angjelkoviç, nuk mund ta llogarisë më mbështetjen e Vuçiç.

Sipas analistit serb, teksa po dhuron Kosovën, Vucicit nuk i intereson as Republika Srpska.

“Vuçic betohet për Kosovën dhe Republikën Srpska dhe në fakt për të këto janë monedha ryshfeti që do t’i jepte për hir të mbijetesës së tij personale në pushtet dhe më pas një largim paqësor nga pushteti duke marrë garanci se amerikanët paskësaj nuk do ti shkaktonin probleme” – theksoi Angjelkoviç.

 

Advertisement