Connect with us

Pinknews

Me lot në sy Elvana Gjata tregon momentin se si…. publikoi një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse, lamtumirë “ikona e artit shqiptar”

 

Koço Devole ka qenë një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Ndërkohë në këtë shkrim do të kujtojmë një intervistë të Koço Devoles në emisionin “E Diell” me Edi Manushin. Gjatë intervistes 30-minutëshe, Devole zbuloi disa të fshehta që askush nuk i dinte më herët.

Ai nuk la pa përmendur edhe rolin e tij në filmin “2 gisht mjaftë”, ku shfaqet si babai i këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

I pyetur mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës. Aktori tregoi se këngëtarja nuk qante dot dhe ai ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Mamaqit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. U mbyta më tha, duroja i thosha. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.

Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar edhe vetë Elvana për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Devoles. Këngëtarja e dashur për publikun ka publikuar dy fotografi të shkrepura nga filmi ku ka luajtur përkrah aktorit të madh dhe ka vendosur një emoji zemre të thyer.

Ndërsa në foton tjetër Gjata ka shkruar një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse, ku Koçon e çuan “ikonë e artit shqiptar”.

“Hidhërimi është kaq madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje…U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan Elvana.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *