Connect with us

Aktualitet

Me lule e kurora në duar/ Shokët e skuadrës me lot përcjellin në banesën e fundit Martin Cani

Me lot në sy, lojtarët e vegjël të Dinamos U-15 qëndrojnë të ulur siç shihet edhe në video për të respektuar për herë të fundit shokun e tyre, Canin siç i thërrisnin ata. Bashkë është edhe trajneri i skuadrës, Egert Bakalli. Profesori që i udhëhiqte në çdo sfidë, me siguri sot e ka pasur shumë të vështirë për t’i çuar drejt asaj rruge që prehet ëngjëlli i vogël 14-vjeçar.

Të shuë kanë qenë ata që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore të organizuar në “Farkë të Vogël”. Përcjellja e trupit në banesën e fundit ishte caktuar në orën 15:00. Por, është shtyrë për disa minuta për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të të ndjerit. Gjithashtu ambulanca është e pranishme për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë shfaqur probleme shëndetësore.

 

Advertisement