Politike
Me Lulin bëj shaka/ Rama: Demokratët ta kuptojnë se me Bashën janë në shi, me Berishën…

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur mbrëmjen e djeshme komenteve në rubrikën ‘Sy m’Sy’ lidhur me replikat që bënë me nëpërmjet videove me Lulzim Bashën.
Një komentues shkruan: ‘Asnjëri s’ka asnjë program vetëm dalin që të tallen me shqiptarët, njëri me Unikatilin dhe tjetri që i ka ngelur busulla tek BE’. ‘Populli kërkon mbajtje premtimesh dhe punë dhe jo lojëra fjalësh’, shkruan një tjetër.
Ndërkohë, në përgjigje, Rama shkruan se të vetmit që tallen me këtë popull jana ata që ai i cilëson si këneta.
‘Pas një dite me pune dhe me takime në Vlorë më thotë stafi se prap janë futur ushtarët e kënetës në këtë faqe duke sharë dhe duke u ankuar se unë po tallem me popullin në ato këmbimet që bëjë me Lulin.
Po s’janë vetëm ata ka edhe ndonjë që realisht shqetësohet nga dy minuta shaka në ditë, ndërkohë që si thoshte një burrë i madh shteti shakaja është diçka shumë serioze. Por tallja e vërtetë me popullin janë kuak-kuak-kuak. Të duket ngelje busulle anëtarësimi në BE i dashur Besi.
Po këtu më bëhet tejet e vështirë për ta shpjeguar pse hyrja në BE, tani që na është dhënë kjo mundësi është gjëja më plotë se çdo gjë tjetër në atë që mund të bëjmë për historinë. Ti nëse s’më dëgjon kur flas 2 orë që flas për BE dhe të ngel mendja në dy minuta shaka që bëjë me Lulin është problemi jote.
Për mbajtjen e premtimeve unë flas përditë dhe së fundmi edhe përnatë sepse kshu e ka kjo periudhë para zgdhjeve dhe këto me lulin merri me humor jo me inat. Sjeni të detyruar të shihni episodet e zgjimit të lulit. Këtu edhe punë, dhe projekte përditë. Me lulin janë në shi dhe me bufin janë në breshër me votën tek numri 5 janë në BE’, tha ai.

