Connect with us

Kosova

‘Më mirë ta kishin qëlluar Vuçiçin’, Brnabiç me shkrepse dhe urrejtje 

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabic, ka thënë se me informacionin se Gjermania do të prezantojë në Kombet e Bashkuara Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, duket sikur bota është kthyer përmbys.

“Unë nuk mund ta kuptoj pse Gjermania po e bën këtë, si është e mundur kjo. A nuk pyet dikush atje se çfarë shuplake është kjo për të gjithë botën dhe për të gjithë historinë” – tha Brnabić për televizionin Happy.

Duke folur për vuajtjet e popullit serb, ajo tha se kjo rezolutë fshin shekullin e 20-të dhe krijon një histori të re, një rend të ri botëror të bazuar në gënjeshtra dhe mospërfillje brutale për çdo viktimë, rregull dhe ligj.

Sipas saj, Rezoluta shkel Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës.

“Në momentin që ke pika të nxehta nëpër botë, ata hapin një tjetër në Ballkan, që gjithsesi edhe pa kete rezolute është fuçi baruti. Ne jemi munduar për 30 vjet që të qetësojmë situatënm kurse ata po hedhin  shkrepëse që do të ndezë urrejtje. Paskesaj ata do ta marrin veten kurse ne do të qëndrojmë këtu në rajon për të gjetur një mënyrë për të qetësuar tensionet” – tha Brnabić dhe theksoi se, nëse do të ishin në pushtet nga opozita, ndoshta do të ishin edhe ata bashkësponsorizues të Rezolutës për Srebrenicën.

“Perëndimi është mësuar me keto makinacione, prandaj tani po pyesin se ku e kanë marrë guximin Serbia dhe Vuçici të na kundërshtojnë”- tha Brnabic. Sipas saj opozita ne Serbi kurrë më parë nuk e ka sulmuar kaq ashpër presidentin Aleksandër Vuçic, në momentin teksa ai po lufton që serbët të mos shpallen komb gjenocidal dhe Republika Srpska krijim gjenocidal. Elita e vetë-emëruar dhe e magjepsur po e quajnë Vucicin të pabesë, po e kërcënojnë dhe thonë se është vetëm një guaskë, një i vdekur. Do të ishte më e drejtë që të merrnin armë dhe ta qëllonin” – deklaroi Brnabic.

Advertisement