Kronike
Me motor i maskuar, vihet në pranga autori që vendosi tritol në lokalin në Tiranë (Pamjet nga momenti)

Autori i vënies së tritolit në Rrugën e Durrësit është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Në pranga është vënë 46-vjeçari nga Lushnja, Hysni Lila, i cili dyshohet se është një autorët e përfshirë në ngjarje.
Bëhet me dije se po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes. Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur autori afrohet me motor dhe vendos lëndën plasëse.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Veprime instensive hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, me datë 18.07.2025.
Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është një autorët e përfshirë në ngjarje. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.
Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.
Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
e

