Kosova
Më parë ul armët Amerika, sesa Serbia njeh Kosovën, Vulin vazhdon “luftën” kundër SHBA
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, vijon luftën e tij kundër Shteteve të Bashkuara, që e kanë sanksionuar duke e shpallur non grata. Politikani pro rus tha se Beogradi nuk do t’i bindet asnjëherë Amerikës lidhur me çështjen e Kosovës dhe se nuk do të heqë dorë nga marrja e territorit.
“Nëse synimi i SHBA-ve është që Serbia ta njohë përfundimisht të ashtuquajturën Kosovë, atëherë duhet ta dinë se ka më shumë gjasa që Amerika të ndalojë ‘bombardimin’ e të pabindurve, sesa që serbët të heqin dorë nga Kosova”- ka thënë Vulin, sipas asaj që raportojnë mediat serbe.
Nënkryetari i qeverisë së Beogradit shtoi se nëse synimi afatgjatë amerikan është që Serbia dhe Kosova të zbatojnë të gjithë marrëveshjet e arritura, atëherë sipas tij, Departamenti i Shtetit po mendon për një periudhë 100-vjeçare.
Ai gjithashtu u shpreh se SHBA-të duhet të mendohet mirë përpara se ti kërkojnë Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë.