Bebe Rexha, ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.
“Të shohësh atë kërkim është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, ka shkruar Bleta.
Ndërkohë një nga komentet që i kishin bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar: “E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.
Më tej, interpretuesja e hitit “Meant To Be” publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Një bushtër që i pëlqen të hajë”.