Kosova
“Me pi kafe me Radoiçiqin”/ Pas akuzave ndaj Kurtit, deputeti i VV-së ia tregon “rrugën e Serbisë” Ramushit
Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj tash e sa ditë është duke e quajtur kryeministrin Kurti si “antiamerikan”, e po ashtu po thotë se Kurti e ka aplikuar agjendën e Rusisë, për destabilizim në rajon në emër të zbatimit të rendit dhe ligjit.
E Bajqinovci i është përgjigjur këtyre deklaratave duke ia kujtuar Haradinajt veprimet e tij në kohën kur ishte në pushtet, e për t’ia votuar Qeverinë ishte pritur lista serbe për 8 orë me radhë.
Po ashtu, Bjqinovci ia kujtori Haradinajt, takimet me Radoiçiqin etj.
“Ani kur po flet për korrupsion, nuk besoj që e keni harruar raportin e “Freedom House” – Haradinaj ka lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë”, shkruan deputeti mes tjerash.
Postimi i plotë:
Rruga e Serbisë e Rusisë Ramush është:
Kur e pret Listën serbe 8 orë me ardhë nga Beogradi me ta votua Qeverinë.
Me e prit në Zyre të Kryeministrit kriminelin Radojçiq.
Me pi kafe te Kafetë e Vogla me Radojçiqin.
Me i shku te shtëpia në veri me e lutë me ta dhënë votën për Kryeministër.
Me e thirrë Listën serbe në përvjetorët e partisë.
Me u përgjigj për Radojçiqin se ‘’është një person që pyetet për gjithçka në veri’’.
Ani kur po flet për korrupsion, nuk besoj që e keni harruar raportin e “Freedom House” – Haradinaj ka lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë.
Është evidente përpjekja e Ramushit për t’u bërë lider opozitar, por rrugën e ka të gabuar.
Nuk të bën Radoiçiqi kryeministër.