Connect with us

Kronike

“Më pret Zoti”/ Tentoi të ndalonte motrën por u hodh bashkë me të, njëra dyshohet se kreu vetëvrasje para 4 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja, ku dy motra shqiptare u hodhën nga kati i katërt i një pallati. Nga rrëzimi njëra prej tyre ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetra, e cila u hodh për ta shpëtuar është në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima është 32-vjeçe, por ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa motra që u hodh ta shpëtonte është 36-vjeçe dhe aktualisht është dërguar në spitalin San Martino në Xhenova, ku edhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën. Për hetuesit italiane dy janë pistat; 32-vjeçarja ka tentuar që të vrasë veten dhe e motra duke u përpjekur për ta ndaluar është rrëzuar bashkë me të; ose të dyja kanë tentuar që t’i japin fund jetës.

E ndjera kishte 4 fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është 9-vjeç. Tani fëmijët do t’i besohen të atit të tyre, nga i cili e ndjera ishte në proces divorci. Madje, më 10 janar të dy do të përballeshin në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve. Ka dyshime se viktima kishte frikë se gjykata do të vendoste në favor të të shoqit, edhe pse ai ishte dënuar për dhunë në famile dhe ishte dënuar me 8 muaj burg. Por pasi e kreu dënimin,  po Gjykatat italiane i kishin dhënë pafajësinë.

Mesa duket gruaja, në gjendje të rënduar psikologjike kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Madje, dje në rrjetet sociale, para se të kryente aktin kishte shkuar: Zoti po më pret!

Advertisement