Politike
‘Me probleme psikike’/ Kryemadhi: Faturës së Becchettit do i shtohet edhe ajo e ‘Prestige Resort’
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do ta largojë vendin nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, deklaratë kjo e ardhur pas vendimit përfundimtar për mbylljen e “Agon Channel”, ku qeveria shqiptare detyrohet të paguajë 110 mln euro ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.
Kryemadhi tha se kryeministri Rama është një i sëmurë psikik që bën të tilla deklarata, ndërsa shtoi se faturës që shqiptarët do të paguajnë pas vendimit të Arbitrazhit, do t’i shtohet edhe ajo e pronarit të “Hysenbelliu Group” me shembjen kriminale te “Prestige Resort”.
Kryemadhi tha se “kërcënimi” i Ramës për dalje nga juridiksioni i Arbitrazhit, vjen si pasojë edhe e problemeve ligjore me të cilat ai përballet ose pret të përballet.
“Ai i çmendur është ka probleme psikike. Duhet ta kemi në lidh që zyrtarët e lartë që zgjidhen duhet tu shohim kartelën. Faturës së Becchettit do i shtohet edhe fatura e pronarit të televizionit tuaj. Senatori amerikan para pak ditësh falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e afganëve ndërkohë që hoteli i parë që i priti ishte ai që i vuri dinamiti, “Prestige Resort”.
Përveç çështjes psikike ai ka edhe probleme ligjore ndaj sillet ashtu. Ndaj thotë do dalim nga Arbitrazhi sepse kërkon të na largojë nga BE. I vetmi që nuk donte të hapte negociatat janë Rama e qeveria e tij.
Kërkon të mbyllë negociatat me BE e thotë do dalim nga juridiksioni i Arbitrazhit. Nesër nuk çuditem të thotë do dal nga OKB e nga organizma të tjera ndërkombëtare”, tha Kryemadhi.
Deputetja e PL ka folur edhe rreth zgjedhjeve lokale të 14 majit, për të cilat tha se sheh që baza e opozitës është shumë e unifikuar.
Pjesë nga biseda në studio:
Kryemadhi: Ndryshe nga herët e tjera kemi opozitë që del bashkë, shikoj që baza është shumë e unifikuar, edhe kur ka ndonjë person që kërkon të nxisë debat në bazë, është i infiltruar. Unë jam në njësinë 7 dhe 6, dhe shikoj që unifikimi është i jashtëzakonshëm, forumi ynë me atë të PD janë shumë të organizuar.
Ishin alternative që i vendosën vetë primaret. Unë kam qenë kundër primareve se harxhonte kohë, por nga ana demokratike nxjerr jashtë loje sebepxhinjtë që tentojnë t’u shmangen angazhimeve. Tre kandidaturat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, janë të mirëpritur. Këlliçi i bën për vete njerëzit. Artikulimi që ai u bën problematikave të qytetit, njerëzit reagojnë
Tufa: Kandidatët e PS. Pjesa më e madhe janë rikonfirmime. Ç’mendimi keni për ta?
Kryemadhi: Nuk dua të merrem fare me ta. Janë të konsumuar dhe depersonalizuar nga qeveria dhe centralizimi i pushteteve. Pushteti vendor kontrollohet nga Rama. Është humbje kohe të merresh e ta, njerëzit duan të shohin ndryshimin që vjen me votë në 14 maj
Tufa: Vendimet për rritje pagash e shpërblime për pensionistët. Të gjitha para zgjedhjeve. Shkelje ligjore?
Kryemadhi: Patjetër. Por Rama është mësuar të shkelë ligjin, Siç ka nisur shtrimi i rrugëve me asfalt elektoral.
Shqiptarët le ti marrin ato lekë sepse nuk do ti merrnin kurrë. Edhe paratë për rrugët do vidheshin të paktën po hedh 2 makina zhavorr
Tufa: Duket se së fundmi është bërë e modës nisja e një podcasti. Ç’keni për të thënë për këtë?
Kryemadhi:
Unë kam prej një viti e gjysmë që punoja për një Podcast. Na ra fushata e 6 Marsit. E kam ende projekt. Tani do ta riformatoj. Ishte ideja për 7 minuta duke filluar që me operacionet plastike të famshmet. Po vras mendjen për të bërë diçka tjetër. Në rastin e zotit Rama, ai hapi televizion, portal, pavarësisht se ai kontrollon shumë televizione kombëtare. Ai kërkon të bëhet gazetar, kryeministër, piktor, rrobaqepës… Rama është kopjac perfekt. Është si ai nxënësi që ka kopjuar dhe merr notën dhjetë. Rama kopjon metodologji. Edhe fjalimet i ka të kopjuara. Të vetën origjinale Rama ka vetëm mashtrimin e fasadën. Ani nuk do ta pranonte një debat ballë për ballë me Berishën se e ka të humbur