Rajon
‘Më provokoi’, babai përdhunoi vajzën e tij me aftësi të kufizuara
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.
Një 73-vjeçar i cili akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij me aftësi të veçanta, pretendon se 49-vjeçarja e ka “provokuar” seksualisht 73-vjeçari akuzohet për përdhunim të përsëritur, abuzim të personit të paaftë për të rezistuar në një akt seksual të vazhdueshëm dhe akt seksual të vazhdueshëm mes të afërmve.
Ai ka treguar se kishte kryer marrëdhënie me vajzën e tij me aftësi të kufizuara duke përshkruar aktin e tij të rëndë.
73-vjeçari pretendoi se vajza e tij 49-vjeçare e “provokoi” seksualisht dhe se ajo e “sulmoi.”
Duke kërkuar falje në prani të avokatit të caktuar nga hetuesi, 73-vjeçari ka pohuar se hera e vetme që ka ndodhur një akt dashurie ka qenë e shtuna e datës 26 shkurt 2022.
“E di se çfarë ndodhi ishte e gabuar dhe pendohem për veprimin tim. I kërkoj falje gjithë familjes sime dhe veçanërisht vajzës sime”, theksoi ai, duke shtuar se e ka nisur e bija e tij, për shkak të problemeve të shëndetit mendor që ka që mund ta vështirësojnë menaxhimin e dëshirave seksuale.
“Por gabimi ishte edhe i imi pasi nuk rezistova aq sa duhej. Çdo ditë zihem me veten dhe pendohem për atë që më ndodhi”, shtoi ai.
Më 28 shkurt 2022, vëllai i vajzës 49-vjeçare ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Rodos se më 26 shkurt 2022, një operator vinçi ka parë motrën e tij, me të cilën jeton dhe që vuan nga probleme mendore, duke kryer marrëdhënie seksuale me një të moshuar.
Fillimisht për të u kujdes nëna e saj e cila u nda nga jeta në vitin 2009, ndërsa prindërit e saj janë divorcuar që nga viti 1982.