Connect with us

Kronike

“Më provokoi, më tha do të heq nga puna”, zbardhet dëshmia e Erjon Goxharrës pasi u vetëdorëzua: Nuk doja ta vrisja, por…

Është zbardhur tjetër dëshmi e efektivit Erjon Goxharra, i cili u dorëzua dje pasi plagosi me armë një 45-vjeçar, për shkak të lidhjes jashtëmartesore të bashkëshortes së tij.

Në dëshminë e tij, siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, Goxharra thotë se u provokua vazhdimisht nga Lorenc Kosta, madje ky i fundit i kishte thënë se “nuk ke çfarë më bën se unë të heq nga puna”.

Dëshmia e Erjon Goxharrës:

Ikëm bashkë me taksi për në Fresk. Aty jam përballur me një polic civil i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën.

Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetëdorëzohem.

Advertisement