Rajon
Me pushime në Kretë, turistja nga Serbia rrihet nga miqtë e saj
Një vajzë me origjinë nga Serbia, ishte viktimë e rrahjes brutale nga miqtë e saj, me të cilët kishte shkuar për pushime në ishullin e Kretës.
Protothema.gr shkruan se vajza kishte shkuar e dhunuar në komisariatin e Hersonissos.
Vajza e re ka denoncuar se është rrahur nga tre burra nga Franca, të cilët janë zhdukur pas ngjarjes dhe më pas janë shpallur në kërkim nga Policia, sipas informacioneve të cretalive.gr.
Ajo është dërguar me ambulancë në PAGNI ku është ekzaminuar pas sulmit, ndërsa ndër të tjera ka edhe një plagë të dukshme në hundë.
Grupi i tyre mbërriti në Kretë më 3 gusht për pushime.