Kosova
Me raketat “Javelin”, Amerika çoi mesazh te Serbia/ Analistët tregojnë të pathënat
Analistë të ndryshëm në Kosovë, e shohin dërgimin e antitankeve “Javelin”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një mesazh nga kjo e fundit për Serbinë. Kjo sipas tyre tregon se ndonëse në veri mund të ketë rebelim apo edhe veprime terroriste prapa të cilave mund të qëndrojë Beogradi, megjithatë Serbia ushtarakisht nuk futet dot në Kosovë.
Sipas tyre gjithashtu, do të ketë presion të shtuar për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe se zgjidhja ideale do të ishte përpjekja që në bisedimet me Serbinë të trajtohet çështja e Kosovës Lindore si reciprocitet.
Një tjetër mundësi për ikjen nga çështja e Asociacionit, sipas tyre, mund të jetë edhe rikthimi në tavolinën e bisedimeve, i çështjes së përcaktimit të kufijve në tavolinë.
Analsitët potencojnë se derisa Kosova vazhdon të jetë në një proces të gjatë të bisedimeve që nuk po i shihet fundi, atëherë marrëdhëniet me shtetin fqinj sipas tyre, çdo herë do të përcillen me tensione, telashe, incidente, me ndonjë situatë që do jap fije shprese për ndonjë zgjidhje por që shpesh here, aktorët do bëjnë veprime taktike më shumë për të përfituar në arenën ndërkombëtare dhe për t’ia hedhur tjetrit se sa vërtetë për të gjetur një zgjidhje.
Po ashtu, ai u shpreh se në thelb, Asociacioni është problematik në tërësi për Kosovën nëse i njëjti do të zbatohet nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tyre, në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë, nuk kanë qëndrim të përbashkët për ceshtjet kardinale që shqetësojnë vendin, por dhe se kryeministri Albin Kurti është populist në përpjekjet e tij për ta trajtuar sidomos çështjen e veriut, ndryshe nga zgjidhjet që japin faktorët perëndimorë, aleatë të Kosovës.