Aktualitet
‘Më rrezikohet jeta’/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu kërkon që të lirohet nga qelia. Fetahu kërkon lirinë për arsye shëndetësore edhe pse është e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, atë vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja dhe atë të Suel Çelës. Kështu bazuar në pretendimet e saj se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar 2 ekspertë të mjekësisë ligjore, të cilët do të shqyrtojnë gjendjen e gjyqtares.
Do të jenë ata që do të përcaktojnë nëse vërtetë qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, apo nëse e gjitha është një skemë për të lënë qelinë në një masë më të lehtë sigurie.
Ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.
Fetahu u la në “arrest shtëpie” lidhur me dosjen “Plumbi i Artë 2” nën akuzën e korrupsionit si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminale, ndërkohë që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” për një tjetër dosje.
Masa e arrestit në shtëpi u vendos për Fetahun, pas dyshimeve të SPAK se ajo është korruptuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda, përfshi masakrën e Bradasheshit ku u vranë tre persona në 2018-ën, por edhe në trafikun e drogës. Ndërsa në pranga u vendos gjatë aksionit të fundit, pasi komunikonte me “SKY ECC” me Suel Çelën