Kosova
‘Me SHBA mund të mos pajtohesh, por nuk mund ta humbasësh’
Njohësi i politikës dhe marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski, doke komentuar situatën me Serbisë dhe Kosovës dhe marrëdhënieve të kësaj të fundit me SHBA dhe Bashkimin Europian, është shprehur se “Aleatët më të qëndrueshëm mund të mos pajtohen dhe të shprehin hapur interesat e tyre kombëtare pa dëmtuar thelbin e marrëdhënieve mes tyre. Kosova nën administrimin e Kurti-Osmani ka dëshmuar se vendi tani është mjaft i pjekur jo vetëm për të mbrojtur interesat e veta, por edhe për t’u bërë ballë presioneve të mëdha nga SHBA-ja dhe BE-ja për t’u pajtuar me mini-imperializmin e Serbisë”
Bugajski thotë se gjatë muajve të fundit, Prishtina ka qenë nën një shtrëngim të fortë ndërkombëtar për të lejuar krijimin e një shoqate komunale serbe që në fakt do të krijonte një entitet mono-etnik që do paralizonte funksionimin e shtetit. Ajo ka qenë gjithashtu nën kritika të pajustifikuara nga Brukseli dhe Uashingtoni për zgjedhjen dhe vendosjen e kryetarëve të bashkive në komunat veriore në përputhje me normat demokratike.
“Është e kuptueshme që të gjitha qeveritë e Kosovës që nga intervenimi i NATO-s në vitin 1999, kanë respektuar SHBA-në një shprehje mirënjohjeje për lidershipin amerikan në lehtësimin e krijimit të shtetit. Por mirënjohja pa vetë-pohim bëhet varësi dhe mund të ngjallë pakënaqësi mes mirënjohësve dhe arrogancës tek mbrojtësi. Prandaj, është e rëndësishme që Prishtina t’i qëndrojë parimeve, kushtetutës dhe mbrojtjes së saj kombëtare dhe të përfaqësojë qytetarët e saj dhe jo ndonjë pushteti të jashtëm. Si shembull, SHBA dhe Polonia kanë pasur disa mosmarrëveshje në vitet e fundit, por aleanca dypalëshe mbetet e fortë dhe Varshava nuk ka frikë t’i rezistojë Uashingtonit me raste’ – ka potencuar Bugajski, sipas të cilit, “Si kryeministri Albin Kurti ashtu edhe presidentja Vjosa Osmani kanë refuzuar t’i nënshtrohen presionit ndërkombëtar. Kurti ka pohuar se SHBA dhe BE po e qetësojnë presidentin serb Aleksandër Vuçiç me shpresën e gabuar se ai do të bëhet më properëndimor dhe anti-Moskë. Vendimi i Uashingtonit për të penalizuar Prishtinën në muajin maj, pas sulmeve të dhunshme nga bandat serbe që plagosën disa dhjetëra trupa të NATO-s, u kritikua saktë nga Kurti”
Përjashtimi i mëvonshëm i Kosovës nga një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja dhe këmbëngulja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së që Prishtina të tërheqë forcat e saj policore nga afër ndërtesave komunale, e inkurajuan qartë Vuçiçin që të bënte provokime të mëtejshme.
Qeveria Kurti me të drejtë qëndroi në këmbë, ndërsa administratat e mëparshme mund të jenë tërhequr nga frika e humbjes së patronit amerikan.
“Nga ana e saj, presidentja Osmani ka bërë thirrje për sanksione kundër Serbisë në një samit të fundit të organizuar në Spanjë. Ajo pohoi se sanksionet ishin përgjigja e duhur për sulmin vdekjeprurës ndaj forcës policore të Kosovës në shtator, kur një kontingjent prej 30 personash të armatosur kaluan kufirin nga Serbia dhe vranë një polic. Ajo theksoi se sulmi nuk është kryer vetëm kundër Kosovës, por ka cenuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë në tërësi” – ka potencuar Bugajski
“Frika e shprehur nga disa politikanë kosovarë se vetëpohimi i Prishtinës do të shkaktojë një përçarje të përhershme me SHBA-në është i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv. Në realitet, çdo zvogëlim i sovranitetit të Kosovës do të perceptohet si dështim i strategjisë së SHBA-së. Politikat perëndimore që qetësojnë agresionin e Serbisë mund të çojnë në një luftë të re ballkanike në të cilën Kosova do të mbrohet sërish nga trupat e NATO-s dhe SHBA-së. Dhe në fund të fundit, asnjë administratë amerikane nuk do të dojë të shohë Moskën duke festuar një humbje amerikane në Ballkan. Kosova ka nevojë të mbrojë pavarësinë, integritetin dhe sigurinë e saj si çdo vend evropian dhe do të respektohet për t’u mbrojtur për këto parime themelore të shtetësisë” – ka deklaruar analisti I njohur Bugajski.