Connect with us

Politike

Me shenja në fytyrë dhe hundë të gjakosur, Berisha ngjitet në podium

Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës.

Mësohet se një person ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Berisha është gjakosur pas goditjes.

Vijon…

Protesta e Sali Berishës ka dalë nga kontrolli. Një person ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur ish-kryeministrin në fytyrë. Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Sali Berishës që kanë rrahur rëndë personin duke e gjakosur. Atyre i janë bashkuar edhe mbështetësit që nuk kanë kursyer dhunën ndaj tij. Por ky incident nuk e ka ndalur Berishën në misionin e tij. Masat e sigurisë u shtunë ndërsa vijoi marshimin drejt Bulevardit, i shoqëruar nga Ilir Meta.

1670326397_215be82de3fd4745b25f38261d223438.jpg

Sali Berisha është qëlluar me grusht nga një i ri.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard, ai që ka qëlluar Berishën.

Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe më pas kanë ndërhyrë truprojat.

Nga pamjet, Berisha dukej i gjakosur pas gjuajtjes me grusht.

Më pas, shoqëruesit e Berishës kanë masakruar me grushta e shkelma personin që goditi Berishën.

Një burrë qëllon me grusht në fytyrë Berishën, gjakoset ish-Kryeministri! Protestuesit e rrahin rëndë dhunuesin, në sherr edhe bodyguardi (VIDEO)

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e protestës së Rithemelimit.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- u shpreh Berisha.

Me shenja në fytyrë dhe hundë të gjakosur, Berisha ngjitet

Pas goditjes me grusht, Berisha para protestuesve: Askush nuk na mposht ne, do e

TIRANË – Është arrestuar agresori që ka sulmuar Sali Berishën me grusht në fytyrë. Ky person i quajtur Gert Shehu ka goditur duke i shkaktuar gjakderdhje në hundë dhe në faqe ish-kryeministrin, ndërsa më pas është dhunuar nga truprojat dhe simpatizantët e Berishës.

Pasi është neutralizuar, personi në fjali i identifikuar si Gert Shehu është marrë menjëherë për në selinë blu. Aty ka mbërritur edhe një ambulancë. Më pas ka ardhur policia të cilët kanë arrestuar agresorin që goditi Berishën.

EMRI/ Gjakosi Berishën, identifikohet autori dhe shoqërohet nga

VIDEO: Ky është qytetari që goditi me grusht në mes të

Goditet me grusht Sali Berisha, Këlliçi: Do t’i shkojmë deri në fund

Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga opozita u ndal te incidenti i ndodhur, ku një person goditi me grusht Sali Berishën në fytyrë.

Teksa liderët e BE-së ndodhen në Tiranë, opozita po proteston në shesh. Këlliçi tha se incidentit të ndodhur do t’i shkojnë deri në fund, por jo sot, pasi nuk është momenti.

Këlliçi: Isha përgatitur të mbaja fjalën më pozitive por dua ta nis me një fjalë të drejtpërdrejtë për Ramën. Uroj që mbrapa incidentit të sotëm mos jesh ti apo ndonjë nga levat e tua që ke në bashkinë e Tiranës. Për këtë që ka ndodhur sot do t’i shkojmë deri në fund, por nuk është ky momenti. Sikundër ia dolëm të rrëzonim sistemin monist, atë fund të garantojmë edhe ty Rama. sot miqtë tanë evropianë janë të mirëpritur në Tiranë. Por ata nuk kanë ardhur për qeverinë, por për Shqipërinë. Kanë ardhur për ju dhe për të parë liritë tona. Unë qëndroj me ju deri në fund për ta mposhtur Edi Ramën.

Advertisement