Connect with us

Kosova

Me shpatulla pas murit/ Vogel përballet me Hill

Analisti zviceran dhe anëtari i Keshillit per Demokraci,  Toby Vogel, ka reaguar ndaj ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, pasi ky i fundit ka thënë se Washingtoni s’do të dorëzohet derisa të themelohet Asociacioni.

Vogel ka thënë se s’është ekspert, por megjithatë ka pyetur se pse ambasadori amerikan në Beograd vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës që dalin nga marrëveshja dhe jo ato të Serbisë.

“S’jam ekspert, por pse ambasadori i SHBA-së në Serbi vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja dhe jo të Serbisë?”, ka shkruar Vogel.

Advertisement