Connect with us

Aktualitet

Me shpejtësi ‘skëterrë’ dhe pa rrip sigurimi, policia ndëshkon të riun nga Kosova

Një 27 vjeçar nga Kosova është kapur duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën “Milot- Morinë” me mjetin tip “Audi A7”.

Shtetasi kosovar ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 197 km/orë dhe pa rrip sigurimi.

Masa administrative e vendosur ndaj tij është 55 000 lekë.

Njoftimi policisë:

Njësia për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”

✅Qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit, ndëshkohet me masë administrative 55 000 lekë, drejtuesi i automjetit tip “Audi A7”, shtetas nga Kosova.

Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari nga Kosova e drejtonte mjetin, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit. Për te dyja këto shkelje, konform Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjes, gjatë fundjavës që lamë pas, shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë kësaj fundjave, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatese:

✅357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar. Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit;

✅70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

✅3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Advertisement