Kronike
Me shpejtësi skëterrë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, gjobitet i riu
Një 25-vjeçar është vënë nën hetim pasi prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me makinë me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan.
Policia e ndëshkoi me gjobë 40.000 lekë, ndërsa makina iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me automjetin, me shpejtësi, në qendër të banuar, procedohet në gjendje të lirë 25-vjeçari si edhe ndëshkohet me masë administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në kodin rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit sëbashku me drejtuesin shtetasin K. D. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, sipas policisë.