Connect with us

Kronike

Më shumë shpresë për maturantët

Nxënësit që do të kenë pakënaqësitë e tyre në lidhje me rezultatet e provimeve, do të kenë mundësinë që të rivlersohet testi i tyre, kështu ka deklaruar Ministra e Arsimit, Ervis Kushi këtë të enjte gjatë një konference për shtyp.

Gjatë fjalës së saj Kushi shprehet se procedura për Maturën Shtetërore do të ndryshojë. Thirrjes se pedagogëve për bojkot gjatë sezonit të provimeve, Kushi i përgjigjet duke thënë se rritja e pagave të tyre me 15% është e kënaqshme dhe se janë në dialog të vazhdueshëm me universitetet.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi është shprehur se aktualisht qeveria do të mbulojë një pjesë të kostos për kurse profesionale në Teknologjinë e Informacionit.

Advertisement