Politike
“Më thanë s’je socialist, s’ke lekë!”/ Denoncimi tronditës i qytetarëve te Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar një familje në Durrës, e cila ka pësuar dëmtime nga tërmeti i nëntorit 2019. Familja ende nuk ka marrë dëmshpërblimin nga bashkia, pavarësisht se kanë fituar gjyqin.
Gjatë bisedës me kryetarin e PD-së, kryefamiljari shprehu pakënaqësinë për mungesën e dëmshpërblimit dhe për kushtet e vështira në të cilat jeton me familjen e tij. “I kam hedhur në gjyq, kam fituar edhe gjyqin, por Bashkia e Durrësit nuk më dëmshpërblen. I gjithë uji që bie jashtë, futet brenda. Këtu flemë si familje. Pasi jam demokrat, s’ma kanë bërë shtëpinë,” tha ai.
Një tjetër qytetar nga Durrësi tregoi se paratë e dëmshpërblimit për fatkeqësinë e tërmetit janë shpërndarë vetëm për ata që janë të lidhur me socialistët, ndërsa ata që janë demokratë nuk kanë përfituar asgjë. “Kam shkuar te bashkia dhe kur u kam thënë që jemi demokratë, më kanë thënë se nuk je demokrat dhe s’ta japim, ndryshe do ta prishim. Ndërsa disa kanë marrë 20-30 milion lekë për tërmetin, ne na kanë thënë që lekët i kanë marrë të tjerët, sepse jemi të varfër,” shprehu ai.
Ai përmendi se kishte paguar 200 mijë lekë një inspektori për të përfituar dëmshpërblimin. “Kam dhënë 200 mijë lekë. Të tjerët kanë nga 5-6 vila dhe lekët i marrin ata që janë në pushtet, jo fukarenjtë,” tha ai.

