Politike
‘Më thirrni Like’, Meta flet për çështjen e mbiemrit
Ilir Meta, kreu i Partia e Lirisë është shprehur se në dokumente ka firmosur gjithmonë si Ilir Metaj, ashtu siç e ka emrin në Gjendjen Civile dhe në certifikatën personale. Në një intervistë për EuroNews, Meta tha se është për lehtësi komunikimi dhe se nuk e ka problem nëse e thërrasin dhe “Like”. Meta u pyet dhe për formularin e vetëdeklarimit që SPAK i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe tha se Prokuroria Speciale mund të marrë dokumentet e tij që nga çerdhja.
Pjesë nga intervista e Ilir Metës:
Bashkëshortja juaj ka publikuar certifikatën tuaj, pse keni përdorur mbiemrin Meta dhe jo Metaj?
Mendoj se kjo është një pyetje krejt pa kuptim sepse unë me certifikatë e kam të pandryshuar, gjithmonë Metaj. Për lehtësi dhe komunikim me publikun, mund të më thërrasin edhe Like, por kjo është çështje tjetër.
Po në formularin e deklarimit, Meta apo Metaj?
Nuk ka asnjë lidhje. Certifikata është bërë publike. Ish-LSI ja ka bërë gati të gjitha dosjet SPAK për të lehtësuar punën e tij.
Po formularin e deklarimit?
Kur të dojë SPAK mund ta shikoj, që nga çerdhja. Ne vazhdojmë të dërgojmë dokumente për aferën më të zezë të inceneratorëve, e 430 milionë eurove të paktën deri tani.