Connect with us

Pinknews

Më tradhtonte me shoqet/ Modelja shqiptare rrëfen ndarjen me dhunë nga ish i fejuari

Modelja Xheneta Fetahu, ka folur për tradhtinë e ish-të fejuarit të saj turk dhe ndarjen e dhimbshme me të.

Xheneta Fetahu tregoi se si ai e ka tradhuar jo vetëm një herë, por disa herë dhe me shoqet e saj “duke i blerë me lekë”.

“Nisi të më tradhtojë, të dalë me vajza të tjera. Të gjitha shoqet e mia i ka blerë me para. Kur jemi ndarë kemi pasur shumë probleme, ka shkuar situata deri në denoncime. E ka pasur të ndaluar me ligj të më afrohet dhe të më kontaktojë mua, edhe ai edhe familja e tij”.

Ajo ka theksuar se raportin me babain e ish të fejuarit e kishte shumë të mirë, por jo njësoj me nënën dhe motrën e tij pasi sipas modeles ato e xhelozonin.

“Në fillim ka qenë shumë i mirë. Është sjell shumë mirë me mua, edhe babai i vet. Përveç nënës dhe motrës që nuk më donin mua. Ato nuk më kanë dashur, nuk janë shqiptare. Ato xhelozonin”, tha ajo.

Advertisement