Connect with us

Lifestyle

Më trego shenjën astrologjike, të të them sa romantik je

Secili ka konceptin e vet për dashurinë dhe për lidhjen në çift. Dikush përkushtohet më tepër e dashuron me mënyrën e vet, dikush tjetër e ka të vështirë të pajtohet gjithmonë me mendimin e tjetrit dhe tregohet i ftohtë, etj. Edhe romantizmi varet nga shenja e horoskopit, prandaj në bazë të shenjës tuaj, zbuloni sa romantike jeni.

Dashi

Ju nuk jeni shenja më romantike e zodiakut dhe bëheni disi të tille vetëm në periudhën e joshjes. Menjëherë pasi mbaron “pushtimi” i personit që doni ju harroni se çfarë do të thotë romantizëm.

Demi

Ju demat jeni shumë romantike dhe adhuroni ta surprizoni partnerin në çdo moment duke e bërë të ndihet mirë. Zakonisht preferoni piknikët, shëtitjet dorë për dore dhe darkat romantike pranë oxhakut në ditët më të ftohta.

Binjakët

Ju binjakët nuk besoni shumë tek romantizmi dhe ai ju duket si një ” veshje” që mbulon sinqeritetin. Ju nuk keni nevojë për çaste romantike për ta shprehur dashurinë që ndjeni për personin në krah.

Gaforrja

Ju gaforret jeni pafund romantikë dhe të kujdesshëm për ambientet dhe atmosferën. Klishetë nuk ju trembin aspak. Ju mund të kaloni çaste romantike nën një perëndim dielli në qytetin tuaj, mund të organizoni darka me qirinj, etj. Për ju romantizmi është thelbësor për të pasur një lidhje të forte.

Luani

Ju luanëve ju pëlqen të jetoni dashurinë në dekore ëndrrash dhe keni të përparuar artin e fjalës. Ju jeni goxha romantikë dhe e bëni tjetrin të ndihet si në qiellin e shtatë.

Virgjëresha

Për ju virgjëreshat nuk duhen shumë detaje. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi janë të mjaftueshme për një lidhje të bukur. Për ju romantizmi shpërndahet në përkujdesjen e përditshëm dhe përfshin: buzëqeshjet, telefonatat, komplimentet, etj, por nuk bëheni të fiksuar për asgjë.

Peshorja

Ju peshoret jeni një ndër shenjat më romantike të zodiakut. Për ju një lidhje duhet të ketë brenda romanticitet që të funksionojë si duhet. Në fakt prisni më shumë nga të tjerët dhe vetë herë pas here nuk tregoni përkujdesjen e duhur.

Akrepi

Ju akrepat jeni romantike në ekstreme. Ju pëlqen të vdisni për tjetrin, ta shpëtoni dhe anasjelltas. Vetëm se kur bëhet fjalë për romantizmin e përditshëm, si për shembull dhurimi i një buqete me lule, dërgimi i një mesazhi të ngrohtë, etj nuk i bëni pasi ju duken të tepruara për tipin që keni.

Shigjetari

Ju shigjetaret jeni romantikë sipas mënyrës tuaj dhe e provoni këtë gjë në mënyrë klasike. Ju nuk i harroni asnjëherë festat e kalendarit dhe as datat e ditëlindjeve. Nga ana tjetër, shpesh ju mungon origjinaliteti në zgjedhjen e dhuratave dhe në dhprehjen e ndjenjave.

Bricjapi

Ju bricjapët nuk jeni romantikë, madje edhe filmat e tillë nuk i pëlqeni aspak. Për ju dashuria nuk provohet, por jetohet thjeshtësisht e nuk ka nevojë për zbukurime.

Ujori

Ju ujorët nuk jeni shumë romantike dhe shpesh i harroni datat e rëndësishme dhe ditëlindjet. Për të kërkuar falje dhe për të qenë me afër tjetrit organizoni herë pas here udhëtime.

Peshqit

Pafundësisht romantike, ju peshqit doni ta bëni gjithmonë të përditshmen sa më të mrekullueshme. Ashtu siç jepni, doni edhe të merrni nga tjetri e madje edhe ndonjë poezi, ndonjë dedikim me këngë, etj. Ju keni aq shumë nevoje për romantizëm saqë mund të bëni çdo gjë për të përjetuar çaste të tilla.

Advertisement