Kosova
‘Me Trump, mund të ringjallet ideja e shkëmbimit të territoreve’
Toby Vogel, një prej vëzhguesve eminentë i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, i pyetur se çfare pret nga zgjedhjet e ardhshme të BE-së dhe SHBA-së përsa i përket mbështetjes për Kosovën dhe a sheh ai ndonjë ndryshim të mundshëm në politikat e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në dritën e zhvillimeve të reja gjeopolitike, u shpreh se perspektiva duket e zymtë…
“Një administratë e dytë e Donald Trump, ndoshta ish emisari Richard Grenell në postin e ri si Sekretar Shteti, do të ishte një fatkeqësi për marrëdhëniet transatlantike, për Evropën dhe për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Do të përshpejtonte një dinamikë të rrezikshme të fushëbetejës në Ukrainë duke e privuar vendin nga furnizimet me armë. Kjo do të thellonte tendencën e evropianëve për të ndërtuar politikën e tyre ballkanike rreth Serbisë si hegjemoniste lokale. Nuk do të isha aspak i befasuar të shihja të rishfaqej edhe ideja e “shkëmbimit të territoreve” – d.m.th., ndarja e Kosovës si çmim për pavarësinë” – theksoi analisti i njohur
BE-ja dhe SHBA-të i kanë kërkuar Serbisë që të përmirësojë procesin zgjedhor dhe hetim për parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Si e keni parë procesin e përgjithshëm dhe çfarë tregojnë rezultatet e zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket marrëdhënieve me Kosovën?
Duke folur për zgjedhjet e 17 dhjetorit, protestat e opozites dhe qëndrimin e Perëndimit për sjelljet e Aleksander Vucic, Vogel u shpreh se “Shpesh krijohet përshtypja që demokracia këmbehet me një lloj autoritarizmi të butë për hir të stabilitetit dhe shumë kanë argumentuar se diplomatët e BE-së po ndjekin një politikë të butë ndaj Serbisë kundër fqinjëve më të vegjël.