Connect with us

Pinknews

“Më vjen gjynah për nënën tënde…”, vazhdon debati i ashpër mes Merit dhe Roza Latit

Prej ditës së djeshme në Big Brother Vip, në qendër të vëmendjes ka qenë debati i Rozës dhe Merit, i cili ka agravuar me tone të larta dhe ofendime mes njëra-tjetrës.

Roza akuzon se prekja e Merit ndaj Rozës në fytyrë ishte shumë e patolerueshme për të dhe nuk e përtyp dot këtë fakt. Vetëm pak më parë debati mes tyre është rihapur në oborr dhe Meri i ka përmenduar Rozës mamanë e saj, aktoren e njohur Rita Lati, ku është shprehur se i vjen keq që ajo dëgjon vajzën e saj duke folur në këtë mënyrë.

Meri: Je gënjeshtare e lindur, më vjen gjynah për nënën tënde që të dëgjon

Roza: Zemra ime nëna ime e ka parë me sytë e vet… nuk desha të të flisja fare po kam qejf të të shikoj ty nesër

Meri: Nuk kam nevojë të të qëlloj ty Roza Lati, pse do të të qëlloj ty?

Roza: Je mosha e nënës sime nuk mund të merrem me ty

Meri: Nuk jam mosha e nënës tënde dhe të gjithë ju që mendoni se jam mosha e nënës tuaj e keni gabim

Advertisement