Connect with us

Pinknews

“Me zemër të ngrirë”/ Këngëtarja e njohur përballet me situatën e frikshme në pushime

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka nisur pushimet së bashku me dy fëmijët e saj, Ajka dhe Amen.

Artistja është përballur me një situatë të sikletshme gjatë pushimeve të saj.

Teksa po argëtohej me vajzën e saj duke u hedhur në pishinë, Xhensilës në një moment i ka “ngrir gjaku” sepse nuk po shikonte vajzën më.

“Me zemër të ngrirë”,- ka shkruar këngëtarja krahas videos, ku duket qartë frika e madhe që ajo përjetoi.

Kujtojmë që disa muaj më parë ajo i dha fund marrëdhënies së saj disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku, me të cilin ndan edhe dy fëmijët.

Ish-çifti janë në proces divorci, dhe nuk kanë munguar as kunjat për njëri-tjetrin në këngët e tyre.
Advertisement