Aktualitet
Media britanike: 60% e emigrantëve janë shqiptarë
Shqiptarët që kalojnë në mënyrë ilegale në kanalin e “La Manshit” për të mbërritur në brigjet e “tokës së premtuar” britanike janë rritur frikshëm në javët e fundit.
Kështu në një analizë të saj GB News shprehet se vetëm ditën e hënë kanë hyrë ilegalisht në Britani 1295 persona ku 60% e tyre ishin shqiptarë. GB News shkruan se Shqipëria dhe pse një vend i vogël me vetëm 2.8 milion banorë ka numrin më të lartë të emigrantëve që futen në mënyrë ilegale në Britani duke lënë pas dhe vendet e luftës.
SHKRIMI I PLOTË
Numri i njerëzve që kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla këtë vit ka kaluar 25,000 pasi më shumë se 900 të tjerë u ndaluan ditën e djeshme nga Polica Kufitare.
Shifrat e fundit zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes zbulojnë se 915 emigrantë kaluan me 19 varka të vogla të shtunën, ditën e dytë më të ngarkuar të vitit deri më tani.Numri me i lartë i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë “La Manshi’ u regjistrua të hënën e kaluar, kur 1,295 njerëz mbërritën me inflatable në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Analiza e shifrave të GB News tregon se gjithsej 25,111 persona kanë kaluar që nga 1 janari i këtij viti.
Shifra është më shumë se dyfishi i asaj që ishte në këtë kohë të vitit të kaluar, dhe pak më shumë se 3,000 më pak nga 28,526 që bënë udhëtimin gjatë gjithë vitit në 2021. Kushtet e motit në Kanal të premten ishin shumë të këqija për të lejuar kalimet dhe nuk u zbuluan mbërritje me varka të vogla. Producenti i GB News me bazë në Kent tha se ditët në vijim gjithashtu do ishin me mot të keq duke e vështirësuar kalimin në kanal.
“Arsyeja që kaluam një numër të madh kalimi dje ishte sepse kontrabandistët po përpiqeshin të kalonin sa më shumë që të ishte e mundur përpara se moti të ndryshonte sërish”, tha ai.
Që nga e hëna e kaluar, 3,733 persona janë përpunuar përmes qendrave të përpunimit të Forcave Kufitare në bazën ajrore Dover dhe Manston në Kent, java më e ngarkuar këtë vit për mbërritjet e anijeve të vogla.
Statistikat e fundit vijnë pasi GB News zbuloi se shumica e atyre që zbritën nga varkat e vogla janë nga Shqipëria, një vend me vetëm 2.8 milionë banorë.
Të paktën 60% e të përpunuarve kanë ardhur nga Shqipëria. Kriza e shtyu qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të ndërmjetësojë një marrëveshje urgjente me Shqipërinë, për të ndihmuar në përshpejtimin e deportimit të shqiptarëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani.
Qeveria beson se shumica dërrmuese e atyre që vijnë nga Shqipëria nuk do të kualifikoheshin për azil, pasi kishin lënë një vend paqësor.
Si pjesë e marrëveshjes, disa oficerë të policisë shqiptare do të vendosen në Kent për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të vlerësimit. Marrëveshja është planifikuar të hyjë në fuqi në javën në vijim.