Aktualitet
‘Po lajnë rrugët me gjak…’/ Media britanike alarmon për bandat shqiptare
Një baba i ri që u gjet i rrahur për vdekje, ishte viktimë e një ‘vrasjeje’ që mund të jetë krimi i fundit i tmerrshëm i lidhur me gangsterët shqiptarë në Britaninë e Madhe-shkruan Daily Mail. Rhys Thompson, 29 vjeç, u rrëmbye, u vra dhe trupi i tij u hodh në një kanal pas një përpjekjeje të dështuar për të ‘taksuar’ një fermë kanabisi, e cila sipas të përditshmes britanike, mund të jetë e drejtuar nga një bandë shqiptare.
Gjithsej tetë persona u arrestuan dhe më pas u lanë në hetim në gjendje të lirë, për vdekjen e Thompson, trupi i të cilit u zbulua pranë një rruge malore në Rishëorth, Ëest Yorkshire, mëngjesin e 13 majit 2021. Gjyqi për vrasjen e Thompson, vazhdon ende, dhe në një seancë të zhvilluar të mërkurën u dhanë dëshmi të reja. Dyshimet bien mbi bandat shqiptare pavarësisht se asgjë nuk është provuar ende.
Vitin e kaluar, një dokument ligjor i Home Office i përshkruante bandat kriminale shqiptare si një ‘kërcënim akut’ për Britaninë e madhe dhe ‘shumë të përfshira në krimin e rëndë dhe të organizuar’ në vend, duke përfshirë disa vrasje. Bandat shqiptare besohet se dominojnë tregtinë e paligjshme të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, që thuhet se vlen 5 miliardë paund në vit, një pozicion që ato e kanë arritur duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane dhe më pas duke nënvlerësuar në mënyrë dramatike rivalët kriminalë.
Në të gjithë Evropën, sipas Daily Mail, shqiptarët thuhet se bashkëpunojnë ngushtë edhe me degët e mafias italiane, e cila ka kontrolluar tregtinë kontinentale të kokainës. Daily Mail më pas sjell shifrat e shqiptarëve që kanë hyrë në britani ndër vite, në mënyrë të paligjshme, me kulmin që u arrit në 2022, plot 12 mijë, përpara se të arrihej një marrëveshje për riatdhesimin mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare.