Connect with us

Rajon

Media franceze: Vuçiq zgjedh Kinën dhe autokratët, ndërsa në Serbi shpërthejnë protestat kundër tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar sot drejt Kinës për të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga presidenti kinez Xi Jinping, me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm liderë të vendeve autoritare si Vladimir Putin, Recep Tayyip Erdogan, Kim Jong Un dhe vetë Xi Jinping – një grupim që analistët e cilësojnë si “rrethi natyror politik” i Vuçiqit.

Sipas kritikut dhe ish-diplomatit Srecko Gjukiq, Vuçiq po e vendos Serbinë në shoqëri që nuk i sjell asnjë përfitim, por përkundrazi – rrezik izolimi ndërkombëtar. “Kina ka marrë gjithçka që ka dashur nga Serbia, ndërsa Rusia mezi i ndihmon vetes. Marrëdhëniet me Turqinë janë të ftohta, dhe nga ky takim nuk ka asnjë përfitim për popullin serb – vetëm propagandë për Vuçiqin”, tha Gjukiq per Nova.rs.

Franca Press gjithashtu ka raportuar për pjesëmarrjen e Vuçiqit, duke theksuar se Serbia është ndër të vetmet shtete evropiane që merr pjesë në këtë paradë ushtarake. Agjencia përmend se Vuçiq ka zgjedhur të udhëtojë në Kinë, ndërkohë që në Serbi po zhvillohen protesta të vazhdueshme kundër korrupsionit dhe autoritarizmit të tij.

Advertisement